Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi ka mbyllur mes kaosit seancën e Kuvendit, deputetët e opozitës rinozuar me togfjaleshi: “Bravo Dubai!”.

Kryedemokrati Sali Berisha nga oborri i Kuvendit dha dhe një deklaratë pë mediat ku tha se Ergys Agasi është njeriu i zi i pushtetit të Edi Ramës.

Reklame

“Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore.

"Bravo Dubai!" - Mbyllet seanca kaotike, Berisha jashtë Kuvendit:

Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë.

Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës.

Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”, tha Berisha.

Reklame