Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për mediat, është shprehur se duke nisur nga dita e hënë Partia Demokratike dhe Opozita do të nisë protestat.

Por skenari këtë herë është pak më ndryshe nga protestat e mëparshme, pasi Berisha tha se ditën që do të ketë Kuvend, deputetët e PD dhe qytetarët do të protestojnë para Kryeministrisë.

Reklame

“Dita e hënë do të jetë dita e fillimit të parlamentit para kryeministrisë së qyqarëve dhe parlamentare, PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë të gjendjes në vend të situatës, se narko- shteti i Ramës dhe ndaj kësaj diktuare ka vetëm një rrugë, protesta dhe vetëm protesta”, tha Berisha.

Reklame