Advertisement
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë sot në Tiranë për prishjen e një objekti dykatësh me strukturë beton/arme, në kuadër të zbatimit të një projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
Aksioni lidhet me ndërhyrjet e Autoritetit Rrugor Shqiptar për rishikimin dhe vijimin e segmentit të Unazës së Madhe, që përfshin aksin nga Sheshi Shqiponja drejt Bulevardit të Ri dhe zonës së Shkozës.
Reklame
Sipas autoriteteve, ndërhyrja është kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa pronarët e objektit janë trajtuar me procedurë shpronësimi për interes publik.
Punimet për këtë segment synojnë përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe lehtësimin e trafikut në kryeqytet, një nga nyjet më problematike të lëvizjes urbane.
Reklame













