Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur vendimin për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për veprime që lidhen me prishjen e një pallati në zonën e Kombinatit pas tërmetit të vitit 2019.

Sipas vendimit të gjyqtarit Gerd Hoxha, dy nga të pandehurit u shpallën fajtorë, ndërsa gjashtë të tjerë u deklaruan të pafajshëm.

Reklame

Shyqyri Maloku u dënua me 9 muaj burg, ndërsa Aleksandra Mahmutllari u dënua me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në shërbim prove.

Gjykata shpalli të pafajshëm gjashtë persona, mes tyre Aurel Boricci, Aurel Çuço, Eleana Gucce, Sokol Qehajaj, Rexhina Rakipi dhe Fatmir Shiri.

Prokuroria kishte kërkuar më herët dënime për të gjithë të pandehurit, në lidhje me procedurat e prishjes së ndërtesës së dëmtuar nga tërmeti.

Çështja lidhet me një pallat në zonën e Kombinatit, i cili ishte përfshirë në proceset e shembjes pas tërmetit të vitit 2019, si pjesë e ndërhyrjeve për ndërtesat e dëmtuara.

Reklame