Advertisement

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, për zëvendësim të masës së sigurisë me garanci pasurore.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Marinela Osmani, e cila nuk ka pranuar argumentet e paraqitura nga mbrojtja e Berberit për lehtësimin e masës së paraburgimit.

Reklame

Evis Berberi ndodhet në paraburgim që prej muajit mars 2024, si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa masa e sigurisë mbetet në fuqi deri në një vendim të ri gjyqësor.

Reklame