Advertisement

Taulant Balla ka reaguar ashpër ndaj një videoje të publikuar në rrjet, ku tiktokeri i njohur Kozak Braçi shfaqet duke hedhur një kanaçe birre në det nga një jaht. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla kërkoi ndëshkimin e tij me gjobë prej 200 mijë lekësh për ndotje të mjedisit.

“Gjoba për këtë tipin që hedh mbeturinat në det është 200 mijë lekë. O djali nuk e bën dot ‘të fortin’ duke hedh kanaçen në det”, shkroi Balla krahas videos.

Reklame

Ndërkohë, Kozaku reagoi duke pretenduar se video është regjistruar para më shumë se dy vitesh në Mykonos të Greqisë dhe jo në Shqipëri. Sipas tij, kanaçja është marrë menjëherë pas xhirimit dhe për incidentin është paguar edhe gjobë nga shoku që e shoqëronte.

Reklame