Advertisement

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në prag të protestës së opozitës që pritet të zhvillohet në Tiranë.

Në zonë është vendosur një autobot me ujë, si pjesë e planit të masave për të parandaluar incidente të mundshme gjatë tubimit.

Reklame

Shtimi i sigurisë vjen pas protestës së mëparshme, ku u regjistruan tensione dhe protestues hodhën mjete zjarrvënëse në drejtim të godinës, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të situatës.

Autoritetet pritet të mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm zonën, ndërsa forcat e rendit janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

Reklame