Kamëz – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Together”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, për goditjen e vjedhjeve në biznese.
Pas njoftimit të marrë ditën e djeshme për një rast vjedhjeje në një subjekt tregtar në Kamëz, policia organizoi menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë reagimit të shpejtë, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar.
Në pranga u vunë:
A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje;
një 18-vjeçar, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Sipas policisë, ditën e djeshme, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një biznes në Kamëz.
Nga veprimet hetimore u bë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për dy vjedhje të tjera të ndodhura më parë, konkretisht më 18.11.2025 dhe 29.01.2026, ku dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në dy biznese të tjera.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa policia bën me dije se kontrollet dhe hetimet për goditjen e vjedhjeve do të vijojnë.













