Advertisement

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kurbin në kuadër të fazës së 95-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni u organizua pas sigurimit të informacioneve mbi vendndodhjen e shtetasit Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç, i cili kërkohej nga autoritetet italiane.

Reklame

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale arritën ta lokalizonin dhe ta vinin në pranga 54-vjeçarin, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Nikollaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij, në mënyrë që të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Reklame