Advertisement

Komisioneri i Energjisë i Bashkimit Europian, Dan Jorgensen, deklaroi këtë të mërkurë se aktualisht nuk ekziston një kërcënim i menjëhershëm për furnizimin me karburant për avionë, por paralajmëroi se një mungesë afatgjatë nuk mund të përjashtohet.

Duke folur para gazetarëve, Jorgensen u shpreh se zhvillimet e mëtejshme do të varen nga situata e luftës së Iranit, tensionet në Ngushticën e Hormuzit dhe reagimi i kompanive ajrore ndërkombëtare.

Reklame

Ai theksoi se disa operatorë ajrorë kanë nisur tashmë të marrin masa, duke përmendur grupin gjerman që zotëron Lufthansa, i cili ka anuluar një numër të konsiderueshëm fluturimesh.

Sipas komisionerit europian, Bashkimi Europian “nuk ka arritur ende” në pikën e mungesës së karburantit për avionë, por Komisioni Europian do të zhvillojë diskutime me shtetet anëtare për mënyrën se si mund të menaxhohet situata në rast përkeqësimi.

Lufta dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar ndjeshëm në tregjet energjetike globale, ndërsa çmimi i karburantit për avionë është dyfishuar në disa tregje që nga fundi i muajit shkurt.

“Në të vërtetë, kjo nuk është një krizë energjitike. Kjo është një krizë e karburanteve fosile”, deklaroi Jorgensen.

Reklame