Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Fierit, pasi një person ka njoftuar sallën operative duke pretenduar se kishte vrarë bashkëshorten në fshatin Dukas, në Patos.
Menjëherë pas sinjalizimit, efektivët e Policisë së Patosit dhe Fierit janë nisur drejt vendngjarjes, duke marrë masat për verifikimin e situatës.
Reklame
Pas kontrolleve të kryera në terren, ka rezultuar se ngjarja e raportuar nuk ishte e vërtetë. Burime bëjnë me dije se personi që ka kryer telefonatën ka qenë në gjendje të dehur, duke shkaktuar alarm të rremë.
Policia po vijon procedurat përkatëse ndaj personit në fjalë, ndërsa rasti konsiderohet si një njoftim i rremë që ka angazhuar forcat e rendit pa arsye.
Reklame














