Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti brenda banesës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, ku sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet Xh. K., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij E. K., 32 vjeçe.

Reklame

Pas konfliktit, gruaja e plagosur është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk bëhen të ditura detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Pas ngjarjes, 40-vjeçari është larguar nga vendi i krimit. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen verifikime në zonë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet duke kryer veprimet procedurale për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, motivin e konfliktit dhe rrethanat që çuan në plagosjen e 32-vjeçares.

Goditet rrjeti i drogës në plazhet e Durrësit! Dy të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 doza kokainë dhe kanabis

Zbulohet skema e tjetërsimit të tokave shtetërore, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit (EMRAT)

Reklame