Gjykata e Posaçme pritet të shpallë më 25 nëntor vendimin përfundimtar për të pandehurit në dosjen e ndarë “Veliaj”, e cila po shqyrtohet me procedurë të shkurtuar. Pas përfundimit të kundërshtimeve të të pandehurve dhe avokatëve të tyre, procesi ka hyrë në fazën përfundimtare.

Në pretencën e saj, SPAK kërkoi dënimin më të rëndë për biznesmenin Elman Abule, konkretisht 7 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e kërkuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj heqje lirie. Abule është i vetmi për të cilin prokuroria kërkoi dënim me burg.

Reklame

Për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka, SPAK kërkoi një gjobë prej 600 mijë lekësh, ndërsa për Ina Goxhajn dhe Fatjon Baçin kërkoi shërbim prove.

Për biznesmenin Fatmir Bektashi u kërkua kryerja e punës në interes publik. Për Frosina Bollon u kërkua shërbim prove, ndërsa për Flutura Xhanin një gjobë prej 40 mijë lekësh.

Një tjetër e pandehur, Adela Kondakçiu, përjashtohet nga kërkesa për dënim, pasi ka përfituar statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë.

Gjoba edhe për tre shoqëri

Në të njëjtën dosje, SPAK kërkoi edhe gjoba për tre subjekte:

Ramental: 18 milionë lekë.

Kontakt: 800 mijë lekë.

Frobolus: 500 mijë lekë.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila më 25 nëntor do të përcaktojë nëse do të pranojë kërkesat e prokurorisë dhe çfarë përgjegjësie penale do të mbajnë të pandehurit.

Ndërkohë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë vijojnë të gjykohen në një proces të veçantë, me procedurë të zakonshme.

Lexo edhe

“Duhej të ishte ekzaminuar shumë më parë”! Avokati i Veliajt nxjerr emailin që trazon Burgjet

Alarm për shëndetin e Veliajt, avokati: Mund të kërkojë operacion!

Reklame