Kanë dalë përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) personat e arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Prokurorisë së Barit në Itali dhe SPAK, që lidhet me një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për aktivitete ndërkombëtare kriminale.

Sipas vendimit të gjykatës, për pjesën më të madhe të të dyshuarve është lënë në fuqi masa “arrest në burg”, ndërsa për një prej tyre masa është zbutur në “detyrim paraqitje”.

Reklame

Masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO:

  • Lefter Nelaj – detyrim paraqitje
  • Edi Brahaj – arrest në burg
  • Ergys Kastrati – arrest në burg
  • Saimir Pirra – arrest në burg
  • Nevila Kamberi – arrest shtëpie

Ndërkohë, në Itali janë ekzekutuar masa të tjera sigurie ndaj disa personave të dyshuar si pjesë e të njëjtit hetim, përfshirë:

  • Igli Kamberi
  • Idajet Kurti
  • Bardhok Gjergji
  • Sokol Fusha
  • Dritan Buzi

Sipas hetimeve të përbashkëta, grupi dyshohet për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Çështja vijon të jetë në hetim nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

Reklame