Advertisement

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur të enjten në zonën e Gjashtë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili.

Sipas informacioneve paraprake, Ismaili është qëlluar me plumb në kokë brenda lokalit të karburantit të tij. Pas të shtënave fillestare, raportohet se ka pasur edhe të shtëna të tjera nga një person që ndodhej në banak.

Reklame

Mësohet se lokali nuk kishte banakier të mirëfilltë, pasi funksiononte më shumë si një kafe familjare ku në mbrëmje mblidheshin vëllezër dhe nipër të familjes.

Rexhep Ismaili mbante edhe postin e kryetarit të shoqatës “Çamëria” në Sarandë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas të dhënave, autori i dyshuar i ngjarjes, Lulzim Tabaku, është larguar nga vendngjarja së bashku me personin e plagosur dhe aktualisht janë në kërkim nga policia.

Reklame