Zëvendëspresidenti JD Vance thotë se SHBA-të dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje pas bisedimeve për paqe në Islamabad, Pakistan .
Vance thotë se Irani zgjodhi “të mos pranojë kushtet tona”, duke shtuar se SHBA-të duhet të shohin një “angazhim themelor” nga Teherani për të mos zhvilluar armë bërthamore. Ai e përshkruan këtë si “qëllimin kryesor” të Trumpit.
Më pas, ai u ngjit në bordin e Air Force 2 dhe përshëndeti me dorë nga shkallët përpara se avioni të nisej nga Islamabadi për në Uashington.
Ministria e Jashtme e Iranit thotë se bisedimet ishin “intensive” dhe i bëri thirrje Uashingtonit të përmbahet nga “kërkesa të tepruara”. Gjithashtu kërkoi që të pranonte “të drejtat dhe interest legjitime të Iranit.”
Më herët, presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se “nuk bën asnjë ndryshim” për të nëse arrihet një marrëveshje dhe se “pavarësisht çfarë ndodh, ne fitojmë”.
Ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat e Hezbollahut, kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se dëshiron një marrëveshje paqeje me Libanin që “do të zgjasë”. Ai shton se fushata e Izraelit kundër Iranit “ende nuk ka përfunduar”.














