Advertisement
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur fillimisht një person rreth 50 vjeç që po lëvizte me biçikletë, ndërsa më pas është përplasur edhe me një automjet tjetër që ndodhej para tyre.
Reklame
Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të biçikletës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.
Reklame














