Advertisement

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish gjendjen në spitalin e Lushnjës, duke publikuar pamje nga lavanteria e institucionit shëndetësor, ku sipas tij mbizotërojnë lagështira dhe kushtet e amortizuara.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Korreshi shprehet se ambienti ku duhet të garantohet higjiena dhe pastërtia për pacientët ndodhet në gjendje skandaloze.

Reklame

“Lavanteria e spitalit, vendi ku higjiena duhet të ishte prioritet, por realiteti flet me lagështirë, amortizim dhe kushte skandaloze”, shkruan deputeti demokrat.

Ai ironizoi edhe deklaratat për standardet europiane në shëndetësi, duke ftuar institucionet përgjegjëse të shohin nga afër situatën reale në spitalin e Lushnjës.

“Në një vend normal, pastërtia e spitalit është minimumi i respektit për pacientin… jo luks”, theksoi Korreshi.

Reklame