Advertisement

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi. Ai dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi i pajetë u zbulua mëngjesin e sotëm në automjetin ku ndodhej.

Reklame

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit, ndërsa makina tip “Toyota” është gjetur në fshatin Shkorret të Mirditës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.

Deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihen motivet e vrasjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim.

Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ekzekutimit të Valter Lleshit.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Reklame