Zbardhen detaje të reja nga operacioni i goditjes së Call Center-ave në Tiranë, i zhvilluar nga autoritetet hetimore në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, ku dyshohet se zhvillohej një skemë mashtrimi ndaj qytetarëve europianë.
Në kuadër të këtij operacioni, gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për një grup personash të dyshuar si të përfshirë në aktivitetin kriminal. Mes tyre janë:
Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami dhe Xhoji Hitaj.
Ndërkohë, me masë më të lehtë sigurie “ndalim i daljes jashtë vendit” janë caktuar Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj.
Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë rolin e secilit prej të dyshuarve në skemat e pretenduara të mashtrimit financiar, që dyshohet se drejtoheshin nga disa qendra të organizuara Call Center në kryeqytet.













