Advertisement
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte çmimet e reja të karburanteve që do të aplikohen në tregun shqiptar.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 4 qershor 2026, çmimi i naftës është rritur me 4 lekë për litër krahasuar me vendimin e mëparshëm të datës 2 qershor, ndërsa benzina ka pësuar një ulje prej 1 leku për litër.
Reklame
Nga sot, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 195 lekësh për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 175 lekë për litër.
Sipas njoftimit zyrtar:
- Gazoili do të shitet me pakicë jo më shumë se 195 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
- Benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 175 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Bordi i Transparencës bën me dije se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 4 qershor, në orën 15:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të rishikohen në varësi të luhatjeve të tregut ndërkombëtar.
Reklame














