Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës për një incident të ndodhur ndaj tij në vitin 1998, duke akuzuar kryeministrin se po përpiqet të paraqitet si viktimë dhe të politizojë ngjarjen.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se personi që dyshohet se sulmoi Ramën në atë kohë ishte arrestuar, por sipas tij, Rama nuk ndoqi më tej procesin gjyqësor.

Reklame

“Agresori u arrestua, por ishte Edi Rama që nuk e ndoqi, megjithëse kishte qeverinë e vet, nuk ndoqi gjyqin dhe procesin gjyqësor”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se nuk e di nëse Rama është pajtuar me autorin apo nëse ka pasur arsye të tjera që kanë ndikuar në vendimin për të mos ndjekur procesin.

Berisha bëri më pas një pretendim lidhur me rrethanat e incidentit, duke thënë se Rama nuk ka qenë vetëm në dhomën ku ndodhi ngjarja.

“Me përgjegjësi të plotë deklaroj se ai, aty ku ishte, në atë dhomë, ishte me një burrë tjetër. Nuk të lë ky pa i nxjerrë të gjitha”, u shpreh Berisha.

Ai tha se personi në fjalë ka identitet, por nuk dha emrin e tij, duke shtuar se nuk di arsyen pse ndodhej aty.

Berisha theksoi se incidentin e vitit 1998 e kishte dënuar në mënyrë të ashpër, ndërsa shtoi se në atë kohë kishte persona që e kishin cilësuar ngjarjen si “krim pasioni”.

“Është arrestuar autori. Por se çfarë pazaresh bëri ai apo çfarë raportesh kishte me Edi Ramën, atë nuk e di”, deklaroi ai.

Në vijim, Berisha akuzoi Ramën se pas rreth 30 vitesh po e përdor ngjarjen për të krijuar një perceptim viktimizimi te qytetarët.

“Tani merr, pas 30 vitesh, mashtron qytetarët se ja kush më ka thyer hundën mua. Tregoje të vërtetën siç është”, tha Berisha.

Ai e mbylli deklaratën duke pretenduar se Rama po përpiqet të krijojë “dhembshuri” dhe “empati” përmes një historie që, sipas tij, ka ende rrethana të paqarta.

Lexo edhe:

Berisha për aeroportin e Vlorës: “Prishja e kontratës me Pacollin e nxjerr Ramën dhe Ballukun lakuriq”

Berisha: Prej 3 muajsh protestohet kundër qeverisë, Rama ka zgjedhur ahengjet me shelegët e Kuçit dhe koranin e Pogradecit

Reklame