Advertisement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh drejtuar ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë një prononcimi për mediat.

Berisha tha se kishte lënë një shënim me një mesazh të drejtpërdrejtë për Dumanin, të cilin e cilësoi si “armik të egër të pluralizmit politik”.

Reklame

“Shënimi që lashë është ai i zakonshmi: Altin Gjoka Troplini Hajri Dumani, se ky është me shumë mbiemra, armikut të egër të pluralizmit politik, drejtësia vonon, por nuk harron!”, u shpreh Berisha.

Deklarata vjen në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme politike të Berishës me institucionet e drejtësisë dhe veçanërisht me SPAK-un.

Berisha ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur veprimet dhe hetimet e SPAK-ut, ndërsa akuzat e tij ndaj Dumanit përbëjnë qëndrime politike të kreut të PD-së.

Lexo edhe

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri

Berisha thirrje qytetarëve: Të mobilizohemi në protestën më të fuqishme kombëtare

Reklame