Advertisement

Kreu i opozitës Sali Berisha zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim me raportuesin për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer.

Gjatë këtij takimi, Berisha tha se e njohu deputetin gjerman me qëndrimet e opozitës lidhur me zhvillimet politike në vend, duke theksuar se opozita mbetet e vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Reklame

Berisha: E njoha me të gjitha pikëpamjet e opozitës me këto zhvillime dhe e sigurova se ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë, projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre shumë të madhe për shkak të lidhjeve të niveleve më të larta dhe vështirësi të tjera me të cilat ne përballemi, por edhe vendosmërinë tonë për të vazhduar përpjekjet në këtë vend që të realizojmë projektet që kemi.

Faleminderit shumë dhe njëherë zoti Beyer për të gjithë mbështetjen dhe interesin tuaj për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Reklame