Advertisement

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve që u përhapën në disa portale pranë qeverisë, sipas të cilave fjalimi i tij në Këshillin e Europës në Strasburg ishte ndërprerë. Berisha i quan këto shushunjat e zeza të medias, duke theksuar se informacioni është i pavërtetë dhe tendencioz.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Berisha sqaroi:

Reklame

Fjala e diskutantëve në Strasburg ka gjithmonë kohëzgjatje dy minutëshe, pas së cilës fjalimi ndërpritet automatikisht.

Ai ishte i vetëdijshëm për këtë kufizim dhe pjesën më pikante e rezervoi për kryeministrin Rama.

Kamera vazhdon të regjistrojë pavarësisht se zëri shuhet, prandaj nuk ka ndërprerje të fjalës së tij.

Berisha konfirmoi gjithashtu se në fjalimin e tij ka kërkuar qeverinë teknike si pjesë të diskutimit.

Ai shton se portalet që përhapin lajme të tilla janë depersonalizuar dhe pa dinjitet, duke i krahasuar me “shushunjat e zeza që kanë marrë miliona nga lotet e rrugëve”.

Sipas Berishës, lajmi që nuk ishte i ftuar është po ashtu i rremë: ai është anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe asnjëherë nuk kërkohet ftesë për pjesëmarrjen, duke i cilësuar trillime sulmet e Ballës dhe Peleshit.

Reklame