Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje nga punimet që, sipas tij, po zhvillohen në zonën e Butrintit, duke rikthyer në vëmendje debatin për statusin dhe mbrojtjen e Parkut Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzon qeverinë e Edi Ramës se ka dëmtuar një prej zonave më të rëndësishme arkeologjike dhe turistike të Shqipërisë.

Reklame

“Si e shëmtuan parkun kombëtar të Butrintit, Edi Rama dhe qeveria e tij organizatë kriminale!”, shkruan Berisha, duke shoqëruar reagimin me një video të punimeve.

Berisha e lidh denoncimin e tij me ndryshimet e bëra nga qeveria në statusin e zonave të mbrojtura, duke pretenduar se ndërhyrjet në territor po cenojnë vlerat e Parkut të Butrintit.

Në reagimin e tij, kreu i PD-së i referohet edhe ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila gjatë një diskutimi në Kuvend ka mbrojtur qëndrimin e qeverisë për ndërhyrjet në zonë, duke iu referuar një sipërfaqeje të kufizuar si “pikë e vogël”.

Debati për Butrintin është rikthyer në qendër të përplasjeve politike, me opozitën që akuzon qeverinë për cenim të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, ndërsa mazhoranca ka mbrojtur ndërhyrjet dhe projektet e zhvillimit në zonë.

Pamjet e publikuara nga Berisha kanë hapur sërish diskutimin mbi mënyrën se si po menaxhohet një prej pasurive më të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare.

Lexo edhe:

Berisha: Shqiptarët e blejnë naftën me 2300 lekë, miliarderët me 500 lekë

Berisha: Turizmin nuk e dëmtoi protesta, por rënia e euros

Reklame