Tensione të forta janë shënuar në Kuvend gjatë seancës plenare. Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, kanë protestuar pranë Foltores dhe i kanë hedhur ujë kryeministrit Edi Rama. Rama ndodhej i ulur në vendin e tij në sallën e Parlamentit.
Ngjarja ka ndodhur në një moment tensioni gjatë seancës, ndërsa deputetët e opozitës vijonin protestën e tyre në sallën e Kuvendit.
Pas hedhjes së ujit, Garda e Republikës ka reaguar menjëherë. Ka nderrhyrë për të mbrojtur kryeministrin dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Pavarësisht incidentit, Edi Rama ka reaguar me qetësi. Kryeministri është parë duke qeshur dhe nuk ka shfaqur ndonjë reagim të ashpër ndaj situatës së krijuar në sallën e Kuvendit.
Incidenti ka ndodhur në një seancë të tensionuar plenare. Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës kanë vijuar për shkak të debatit mbi Reformën Territoriale.
Pas ngjarjes, situata në sallën e Kuvendit ka vijuar nën masa të shtuara sigurie. Deputetët e opozitës kanë vijuar protestën e tyre ndaj procedurave të ndjekura nga mazhoranca.
Përplasje e fortë në Kuvend, Klosi akuzon Berishën për “21 Janarin”: Ke vrarë njerëz në bulevard













