Arsenali ka triumfuar me një fitore spektakoilare 3-0 ndaj Manchester Cityt në Cardiff, duke fituar Superkupën e Anglisë dhe duke nisur sezonin e ri me një trofe.

Skuadra e Mikel Artetës e zhbllokoi ndeshjen që në sekondën e 23-të, me golin e Riccardo Calafiorit. Mbrojtësi italian përfitoi nga aksioni i shpejtë i “Topçinjve” për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që në start.

Reklame

Arsenali vijoi të dominonte dhe para përfundimit të pjesës së parë e dyfishoi epërsinë. Ishte Kai Havertz që dërgoi topin në rrjetë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për kampionët e Manchester Cityt.

“Topçinjtë” e nisën pjesën e dytë me të njëjtin ritëm dhe gjetën edhe golin e tretë. Martin Odegaard, kapiteni i Arsenalit, shënoi në minutat e para të fraksionit të dytë, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke i dhënë fund praktikisht shpresave të Cityt për rikthim.

Lexo edhe:

Trajneri i Kosovës, Franco Foda zbulon detaje para ndeshjes me Sllovakinë

Eden Hazard: Nga fushat e futbollit te “taksi” në Madrid

Reklame