Policia e Shtetit ka finalizuar arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar në Itali për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

I arrestuari është Kol Bushpepa, alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen. Ai u kap në zonën e “Vasil Shanto” në Tiranë nga strukturat e Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me njësitë e hetimit kriminal.

Reklame

Sipas njoftimit zyrtar, Bushpepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Italia e kishte dënuar me 5 vite, 3 muaj dhe 10 ditë burg për veprat penale “organizatë kriminale” dhe “trafikim i lëndëve narkotike”. Nga kjo dënim, atij i mbeten për të vuajtur edhe 4 vite e 18 ditë burg.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së vendit fqinj.

Reklame