Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit të një shtetaseje turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si edhe finalizimin e dy ekstradimeve drejt Shqipërisë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia.

Sipas njoftimit zyrtar, në Rinas u arrestua Julide Yazici, e dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt Turqisë.

Reklame

Ndërkohë, Policia e Shtetit bëri të ditur se është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar shtetasi Kostandino Tahiri, i dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2021 me 3 vite burg për veprën penale “Plagosja me dashje”.

Po ashtu, nga Athina është ekstraduar Andrea Biti, i dënuar nga Gjykata e Fierit në vitin 2024 me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Policia thekson se operacionet janë pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim, me synim ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë të gjykatave.

Lexo edhe :

Arrestimi i Beqirajt/ Tabaku: Nuk mjafton ndalimi i zbatuesve, duhet të hetohen ideatorët dhe miratuesit

SPAK zbardh arrestimin e Ermal Beqirit në Francë/ 2 milionë euro në llogari dhe një kështjellë 2.6 milionë euro

Reklame