Advertisement

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit po ashpërson masat ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se, nën administratën e Presidentit Donald Trump, po anulohen vizat për persona të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Reklame

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Lexo edhe:

Ekstradimi i Sokol Hoxhës/ Ambasada e SHBA: Amerika, nuk shërben si strehë për t’iu shmangur drejtësisë!

Emërimi i Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ambasada e SHBA: Do mbështesë vizionin e Trump

Reklame