Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Aleks Uka, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.
Fillimisht u raportua se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje mes një fuoristrade dhe motorit që drejtonte Uka. Megjithatë, nga verifikimet e kryera në vendngjarje rezulton se dinamika ka qenë ndryshe.
Sipas hetimeve paraprake, Aleks Uka ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Fuoristrada që ndodhej pranë vendit të ngjarjes nuk ka qenë e përfshirë në aksident, por drejtuesi i saj është ndalur për t’i dhënë ndihmë të plagosurit.
Pas aksidentit, Uka u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas u dërgua me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në një galeri kromi në Bulqizë, shembet masivi shkëmbor: Tre minatorë të bllokuar
Aksident në Fushë-Krujë, plagoset një person














