Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Xibrës, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona: drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi B. O., rreth 42 vjeç, dhe pasagjerja e makinës tjetër, shtetasja M. F.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për kontroll mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Policia bën me dije se informacioni është paraprak dhe priten të dhëna të tjera në vijim.
Lexo edhe
Aksident apo konflikt? 22-vjeçari përfundon në humnerë me “Benz”, pranë gjendet një pistoletë
Anonimët në krye të sigurisë kombëtare: SHISH dhe AKSIK në krizë besueshmërie














