Advertisement
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Krutje, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “Volkswagen Caddy”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motoçikletës dyshohet se ka tentuar një parakalim në momentin e përplasjes me mjetin, i cili po kthehej për në banesë. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda motoristit.
Reklame
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak më vonë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për disiplinimin e trafikut dhe kryerjen e veprimeve procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Reklame













