Advertisement
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se kanë humbur jetën dy persona, një çift, Petrit dhe Elona Florini, burri ishte polic.
Reklame
Një nënë bashkë me fëmijën e saj janë plagosur dhe ndodhen në spital.
Për shkak të përplasjes së fortë, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.
Reklame













