Advertisement
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Bardhyl”, në Tiranë.
Sipas raportimeve paraprake, një automjet ka përplasur një biçikletë në rrethana ende të paqarta.
Reklame
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë në rrugë dhe është ndihmuar fillimisht nga kalimtarët e rastit.
Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të lënduar dhe as gjendja e tij shëndetësore.
Policia pritet të zbardhë rrethanat e aksidentit.
Reklame














