Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pranë mbikalimit të Patokut.
Sipas të dhënave paraprake, një person ka humbur jetën teksa lëvizte me çiklomotor në drejtim të kundërt me sensin e qarkullimit. Viktima, ende e paidentifikuar zyrtarisht, është përplasur nga një trajler që po udhëtonte në drejtim të veriut.
Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e mjetit të vogël, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës.
Paraprakisht, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me lëvizjen në kah të kundërt, ndërsa pritet ekspertiza teknike për të përcaktuar me saktësi dinamikën e ngjarjes.














