Babai i Ervin Matës, Luan Mata, ka dëshmuar në procesin në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj Plaurent Devishaj dhe Jualian Meçajt, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku u vra shoferi i tij, Andi Maloku.

Luan Mata deklaroi se në vitin 2020 ka operuar bizneset e tij private, përfshirë Hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion, dhe se nuk kishte konflikte me persona të tjerë. Ai tha se në të njëjtin vit, në hotelin në pronësi të tij ka shpërthyer një sasi tritoli, por nuk ka dijeni se kush e ka vendosur.

Reklame

Në proces ishin thirrur gjithashtu Julian Pjetri dhe Genti Nderjaku, të dënuar për lidhje me atentatin. Të dy refuzuan të japin deklarata, duke përfituar nga e drejta ligjore për të mos u përgjigjur.

Reklame