Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në Kallm të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit.
Sipas burimeve policore, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në një kthesë.
Reklame
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe
“Nuk jam gati”, Veliaj refuzon operacionin, reagon drejtori i burgut: “Ishte alibi dhe zhurmë”
Reklame













