Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka dhënë detaje pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës në ambientet e burgut të Fierit, duke ngritur shqetësime për trajtimin e tij mjekësor dhe paralajmëruar publikimin e disa shënimeve personale të tij.
Përmes një reagimi pas takimit, Ndreca bëri me dije se Veliaj është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë, e cila sipas tij kërkon ende trajtim dhe rikuperim.
Avokati pretendon se prej gati dy javësh mbrojtja ka kërkuar zyrtarisht kryerjen e një ekzaminimi për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës, por ky ekzaminim ende nuk është realizuar.
Sipas Ndrecës, kërkesa është bërë edhe në bazë të udhëzimeve të mjekut që ndjek procesin e rikuperimit të Veliajt.
Por një tjetër detaj i bërë publik nga avokati lidhet me disa faqe nga ditari personal i kryebashkiakut.
Ndreca thotë se gjatë takimit, Veliaj i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij.
Avokati paralajmëron se këto shënime do të bëhen publike, duke lënë të kuptohet se në ditët në vijim mund të zbardhen detaje të reja mbi komunikimet mes Veliajt dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Lexo edhe
Letra e Veliajt trazon GJKKO-në: “Transferimin në Fier e urdhëroi Rama”!














