Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas kundërshtimit të Gazment Bardhit ndaj konsultimeve të thirrura nga Presidenti Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Balla deklaroi se konsultimi me partitë politike është një procedurë e ndjekur edhe nga presidentët e mëparshëm, ndërsa ironizoi qëndrimin e Partisë Demokratike.

Reklame

“Por sot ‘depoja e molotovëve’-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite”, shkroi Balla në reagimin e tij.

Ai u bëri thirrje demokratëve të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore, të cilat pritet të zhvillohen në një të diel mes 15 prillit dhe 15 majit 2027.

PS konfirmon pjesëmarrjen në konsultime

Në reagimin e tij, Balla bëri të ditur se Partia Socialiste do të marrë pjesë në konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Partia Socialiste konfirmon prezencën në konsultime me Presidentin e Republikës zotin Bajram Begaj mbi datën e zgjedhjeve vendore 2027”, deklaroi ai.

Kreu i grupit parlamentar socialist kritikoi gjithashtu qëndrimet e mëparshme të opozitës, duke përmendur bojkotet dhe përplasjet e saj lidhur me përfaqësimin politik.

Reagimi i Ballës vjen pasi Gazment Bardhi e cilësoi ftesën e Presidentit për konsultime si “teatër politik” dhe akuzoi Begajn se nuk po e ushtron rolin e tij kushtetues në mënyrë të pavarur.

Përplasja mes përfaqësuesve të dy partive kryesore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Lexo edhe

Begaj thirri partitë për datën e zgjedhjeve, Bardhi: Ftesa nuk meriton as koment

 

Begaj thirri partitë për datën e zgjedhjeve, Bardhi: Ftesa nuk meriton as koment

Reklame