Pas vendimit të gjykatës italiane për burgim të përjetshëm ndaj Mark Samson, autorit të vrasjes së 24-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, nëna e saj, Gëzime Sula, ka përcjellë një mesazh prekës përmes mediave italiane.

Mes lotësh, ajo iu drejtua djemve me një apel të qartë: t’i trajtojnë vajzat me dashuri dhe respekt, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve pa dhunë.

Reklame

“Duhet t’i respektojnë vajzat. Duhet t’i respektojnë, duhet t’i duan, t’u japin dashuri”, u shpreh Gëzime Sula.

“Mendoj se tani ime bijë është në paqe”

Vendimi për dënimin maksimal të autorit duket se i ka dhënë nënës së së resë një ndjesi qetësie, megjithëse dhimbja për humbjen e së bijës mbetet.

“Mendoj se tani ime bijë është në paqe”, tha ajo.

Ilaria Sula, 24 vjeçe, u vra në Romë në mars të vitit 2025. Për vrasjen e saj, Mark Samson u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata italiane.

Mesazhi i nënës së saj e zhvendos vëmendjen përtej vendimit gjyqësor, duke u kthyer në një thirrje për respektin në marrëdhënie dhe refuzimin e çdo forme dhune ndaj vajzave dhe grave.

Lexo edhe

Vrau shqiptaren Ilaria Sula, do të dalë para gjykatës italiane 23-vjeçari

Vrau studenten shqiptare Ilaria Sula dhe hodhi trupin nga gremina, Mark Samson dënohet me burgim të përjetshëm

Reklame