Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet të mblidhen në orën 14:00, në vijim të protestave kundër qeverisë.

Sot shënohet dita e 15-të e protestës së të rinjve, të cilët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Reklame

Marshimi i studentëve drejt ministrisë vjen pas tubimit të një dite më parë, i cili u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe me më pak pjesëmarrës krahasuar me ditët e mëparshme.

Pavarësisht luhatjeve në numrin e protestuesve, kërkesat kryesore të tyre mbeten të njëjta. Prej 15 ditësh, të rinjtë kanë zhvilluar tubime dhe marshime në kryeqytet, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Marshimi drejt Ministrisë së Arsimit shënon një tjetër zhvillim në protestën që ka vijuar prej dy javësh në Tiranë.

Lexo edhe

Xhixho: Qeveria uli TVSH-në nga frika e protestave, jo se i do shqiptarët

Pa licencë dhe pa dokumente, 51-vjeçari kapet me 1853 fishekzjarre në Tiranë. Dyshohet se furnizonte protestuesit

Reklame