Kongresisti amerikan Joe Wilson uroi qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, treguan “vendosmëri dhe patriotizëm historik” në përpjekjet për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.
“Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta qytetarëve të Serbisë pas një fushate të vështirë zgjedhore”, shkroi Wilson në X.
“Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara! Zoti e bekoftë Serbinë”, shtoi ai.
Reklame
Lexo edhe
Tërmet politik në Serbi, Vuçiç pranon humbjen: “Kanë fituar studentët”
Festë në Beograd pas humbjes së Vuçiçit, qytetarët mbushin rrugët me flakadanë
Reklame














