Studentët kanë refuzuar sërish thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama, ndërsa protesta para Kryeministrisë ka vijuar me veprime simbolike dhe tensione.

Protestuesit kanë larguar stolat e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë dhe më pas u kanë vënë flakën shilteve, në një tjetër shenjë kundërshtimi ndaj ftesës për dialog.

Reklame

Lëvizja vjen në vijim të protestave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë, ku studentët dhe të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Refuzimi i përsëritur i dialogut tregon se, të paktën deri në këtë moment, ftesat e kryeministrit nuk kanë sjellë një ulje të tensioneve mes protestuesve dhe qeverisë. Situata para Kryeministrisë mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon.

Lexo edhe:

“Jo” dialogut për herë të tretë Ramës! Protestuesit përmbysin grurët e vendosur në shesh

Rama këmbëngul për dialog me protestuesit, vendos sërish ftesën mbi gurët me jastëk në shesh

Reklame