Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar protestës së zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, në mbështetje të lëvizjes që prej 11 ditësh vijon kundër qeverisë.
Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, studentët janë bërë pjesë e marshimit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Gjatë protestës, ata kanë brohoritur “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, duke shprehur mbështetjen për protestën dhe duke iu bashkuar zërave që kërkojnë ndryshim politik.
Bashkimi i studentëve të Mjekësisë vjen në ditën e 11-të të protestave në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit.
Lexo edhe
Rama paralajmëron pamje nga protestat: “Tani do të flasin faktet dhe dokumentet”
Rama publikon pamje nga protestat: “Nuk janë studentë, janë paguar nga krimi i organizuar”














