Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Zall Herrit, në Kamëz, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri, ndërsa vëllai i tyre i tretë ka mbetur i plagosur.
Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Islamaj.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti mes palëve. Ngushëllim Manzi, me profesion ushtarak, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve.
Pas ngjarjes, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në krim.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e të tretit. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Lexo edhe
Takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, Demo: “U kalua vija e kuqe”!
Kërcënimet për bombë, Policia: Emaili erdhi nga Arabia Saudite














