Protestat e të rinjve vijojnë edhe në Mirditë. Një pjesë e nxënësve kanë bojkotuar procesin mësimor, ndërsa në Rubik, protesta është zhvendosur në Rrugën e Kombit.
Të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit kanë ndezur goma në rrugë, duke e shoqëruar tubimin me tensione.
Reklame
Protesta në Rubik vjen në kuadër të reagimeve të të rinjve që prej ditësh po shprehin pakënaqësitë e tyre dhe kërkojnë ndryshime politike.
Lexo edhe
Shkon në 272 numri i të lënduarve nga protestat në Tiranë, 169 janë policë
Reklame













