Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësim për dhunën e fundit dhe rritjen e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke bërë thirrje për përmbajtje, proporcionalitet në zbatimin e ligjit dhe dialog konstruktiv. Në një deklaratë publike, OKB-ja riafirmon rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore, përfshirë të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Organizata thekson se siguria dhe dinjiteti i të gjithë qytetarëve duhet të mbrohen, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Deklarata nënvizon nevojën që zbatimi i ligjit të bëhet me përmbajtje dhe proporcionalitet, ndërsa kërkon respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. OKB-ja rikujton gjithashtu rëndësinë e respektimit të pronës publike dhe private.

Lexo edhe

Reklame

Pas protestave, Rama viziton dyqanet e dëmtuara: Bizneset të regjistrojnë dëmet në e-Albania

PROTESTA E 16 TETORIT/ 24 të lënduar në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë, mes tyre efektivë, protestues dhe të mitur

Reklame