Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 16 tetorit. Në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë morën trajtim mjekësor 21 persona: 8 efektivë policie, 10 protestues, mes tyre 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë.

Aktualisht, dy persona vijojnë të marrin kujdes mjekësor. Njëri është kalimtar, në gjendje të qëndrueshme, ndërsa tjetri është një protestues 21-vjeçar, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

Reklame

Sipas informacionit zyrtar, për 21-vjeçarin nuk ka aktualisht indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë të trajtuar në Traumë janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Edhe në qarqe të tjera pati të lënduar:

Vlorë: 1 efektiv policie dhe 2 të mitur, të cilët kanë marrë trajtim dhe janë larguar nga spitali.

Lezhë: 1 e mitur, e cila ka marrë trajtim dhe është larguar nga spitali.

Në total, sipas bilancit të raportuar, 24 persona kanë marrë trajtim mjekësor në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë pas protestës së 16 tetorit.

Lexo edhe

SKANDAL? Altin Goxhaj ngre pretendime për agjentë izraelitë në Tiranë gjatë protestave!

Arlind Qorri, pasi dogji selinë e PD-së në Shkodër, i zë pritë deputetit demokrat në prani të FNSH-së

Reklame